Rama: Ndryshimi i qëndrimit tim ndaj vaksinave ruse dhe kineze është ‘i butë’

Nga Exit News
Rama: Ndryshimi i qëndrimit tim ndaj vaksinave ruse dhe kineze është ‘i butë’

Lidhur me skepticizmin që ka pasur më herët kryeministri për vaksinat ruse dhe kineze ai tha se “ndryshimi i qëndrimit tim për vaksinat ruse dhe kineze është më i butë se ai që ka pasur kancelaria Angela Merkel”.

I pyetur në lidhje me skepticizmin e popullsisë ndaj vaksinës kineze kryeministri tha se “shqiptarët kanë shumë respekt për sistemin shëndetësor turk” dhe kjo do i jap atyre garancinë për vaksinën kineze.

Për skepticizmin ndaj vaksinës AstraZeneca kryeministri tha “kini besim tek shqiptarët”.

Por nuk dha një sqarim për efektivitetin e vaksinës apo një përgjigje për qytetarët që janë të pasigurt për të marrë këtë vaksinë.

Ai u pyet nga gazetarët nëse një personazh publik do të bëjë vaksinën kineze, sikurse u veprua me Pfizer që ishte kryeministri ai që e mori vaksinën.

Rama nuk dha një përgjigje për këtë.

Sinovac është një nga prodhuesit kryesorë të vaksinave COVID-19 në Kinë.

Kompania ka zgjeruar kapacitetin e saj vjetor të prodhimit në 2 miliardë doza dhe ka ofruar vaksinat e saj në mbi 16 vende dhe rajone.

Shefi i Sinovac ka deklaruar se vaksina ka një normë efikasiteti 80-90% brenda 2 muajve pas marrjes së të dyjave dozave.

E testuar në variantet e reja të Covid-19 sikurse është ai i Brazilit, vaksina ka treguar se nuk është shumë efektive.

Shqipëria ka vaksinuar deri më tani mjekët, infermierët, të moshuarit dhe mësuesit. Vaksinat që ka marrë janë Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>