Rama: Në Bruksel asnjë ultimatum për kandidatët, vetëm vlerësime pozitive për reformën zgjedhore

Nga Exit News
Rama: Në Bruksel asnjë ultimatum për kandidatët, vetëm vlerësime pozitive për reformën zgjedhore

Në bashkëbisedimin me mediat, gjatë konferencës të së martës me mediat, ku në qendër ishte ekonomia, kryeministri Rama iu përgjigj interesit të medias lidhur me vizitën e një dite më parë në Bruksel.

Atij iu kërkua të komentonte në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve për kandidatë me integritet në listat zgjedhore të 25 prillit.

Nuk kam dëgjuar asnjë ultimatum, përkundrazi, kam dëgjuar vlerësime pozitive për Shqipërinë, si ata që nuk jetojnë në botën e fakteve alternative,” u shpreh ai.

Refroma zgjedhore, tha Rama, ka marrë vlerësim maksimal, “krejt kundër nga opinioni i botës paralele të fakteve alternative”.

Ai gjithashtu mohoi që investimi në portin e Durrësit të kishte qënë objekt i diskutimve në takimin e 11-të të Këshillit të Stabilizim Asociimit.

As është folur, as diskutuar, as prekur asnjë fjalë lidhur me këtë temë, zero. Dhe është për të ardhur keq që kjo shpiket këtu në Tiranë, ndërkohë që ai investim është për të gjithë.”

Kryeministri përfitoi nga rasti të kritikojë mediat që, sipas tij, krijojnë dhe merren vetëm me fakenews.

Duke iu referuar investimeve ai u shpreh se “Prodhohet baltë e shpifet paturpësisht për diçka që është drejpërdrejtë e lidhur me interesin personal, familjar tuajin sepse rritja në ekonomi do ndikojë te ekonomia e gjithësecilit”.

Rama nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me deklaratat e kreut të Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrel, se Shqipëria nuk ka një datë të hapjes së tryezës së parë ndërqeveritare.

Ky i fundit u shpreh se, pavarësisht faktit që Shqipëria ka bërë shumë përparim, disa Shtete Anëtare konsiderojnë se është akoma e nevojshme të përparojnë më shumë përpara se të bëjnë thirrje për këtë konferencë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>