Rama në Bruksel: Blerja e votave “aktivizëm dembel”

Nga Exit News
Rama në Bruksel: Blerja e votave “aktivizëm dembel”

Pas deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, se miratimi i kuadrit negociues me Shqipërinë do të varet nga hetimi i personave të përfshirë në blerjen e votave nga përgjimet e para dy viteve, erdhi edhe reagimi i mëpasshëm i kryeministrit Rama.

Ai shfaq i habitur që gjeti të shprehur në Bruksel atë që ai e quajti “aktivizëm dembel“.

Rama tha se çështja është duke u gjykuar dhe asnjë nga pretendimet e ngritura (duke aluduar për audiopërgjimet e para dy viteve), nuk është vërtetuar nga Prokuroria.

Ka 20 persona të ndjekur nga prokuroria, për blerje votash, që tani që flasim janë në proces e sipër. Janë 20 persona të dyshuar, nga të gjitha partitë, të dyshuar për blerje votash”, u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>