Rama në Itali për Konferencën e Donatorëve: Dëmet e tërmetit mbi 1 miliard euro

Rama në Itali për Konferencën e Donatorëve: Dëmet e tërmetit mbi 1 miliard euro

Kryeministri Edi Rama u takua sot me ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio në Romë.

Gjatë takimit ata biseduan për bilancin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, për të cilin Kryeministri Rama u shpreh se sipas llogaritjeve paraprake dëmet janë mbi një miliard euro.

“Raporti do të jetë gati për pak ditë, por deri tani është përllogaritur rreth një miliard [euro]” u shpreh kryeministri Rama gjatë përshëndetjes me Di Maion, ndërsa ky i fundit i përgjigjet se dëmi është i lartë por ka besim se do të gjendet një zgjidhje në Konferencën e Donatorëve:

“Një miliard?! Shumë. Por unë kam besim se në Konferencën e Donatorëve do ta gjejmë një zgjidhje.” 

Gjatë ditës, Kryeministri Rama do të takohet dhe me homologun e tij Giuseppe Conte.

Dy çështjet kryesore që do të diskutohen në takimin mes Ramës dhe Contes janë konferenca e donatorëve për përballimin e dëmeve të tërmetit që do të zhvillohet në shkurt në Bruksel dhe vendimi që do të marrin shtetet e BE-së për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>