Partia Socialiste ka mbledhur të hënën pasdite kryesinë, për të prezantuar objektivat për fushatën dhe listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka përsëritur se ata nuk janë më të mirët, por më të mirë nuk ka sepse “asnjë përveç nesh nuk di të vetëndryshojë”.
Ai e çoi fjalën te platformen digjitale “Deputeti im”, per te cilen tha se ka ptur 1500 persona që kanë shprehur interes e prej të ciles kanë mesuar për kapacitetet që PS ka në dispozicion.
Rama tha se në lista janë përfshirë propozime të drejtuesve të qarkut, por janë analizuar edhe pritshmerite e publikut, me interesimin e grupeve ne terren, anketat apo vërejtjet e shprehura nga komuniteti.
Edhe ai ka koordinuar përpjekjet për të siguruar përfaqësim në rrethe.
Rama shtoi se kane mbledhur dhe analizuar edhe paragjykimet mediatike e ato në mediat sociale.
“Do harmonizojmë eksperiencën me energjitë e reja, burimet e brendshme me prurjet e reja, qe rezonojne me nevojen e publikut per “fytyra të reja”, por per te kujtuar se nuk jemi thjesht te fitojmë zgjedhjet, jemi forca që qeverisë e do të qeverisë,” u shpreh kryeminsitri
Rama shpalli se Partia Socialiste ka përmbysur rreshtimin tradicional në lista, ku kryeson udhëheqja e kryetari.
Ai tha se kryetari nuk duhet të jetë në krye të listave, por duhet t’iu rezervohet të rinjëve, grave, vajzave, që nuk janë enturazh në PS, por aktor të mirëfilltë.