Rama: Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk ka…

Rama: Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk ka…

Partia Socialiste ka mbledhur të hënën pasdite kryesinë, për të prezantuar objektivat për fushatën dhe listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka përsëritur se ata nuk janë më të mirët, por më të mirë nuk ka sepse “asnjë përveç nesh nuk di të vetëndryshojë”.

Ai e çoi fjalën te platformen digjitale “Deputeti im”, per te cilen tha se ka ptur 1500 persona që kanë shprehur interes e prej të ciles kanë mesuar për kapacitetet që PS ka në dispozicion.

Rama tha se në lista janë përfshirë propozime të drejtuesve të qarkut, por janë analizuar edhe pritshmerite e publikut, me interesimin e grupeve ne terren, anketat apo vërejtjet e shprehura nga komuniteti.

Edhe ai ka koordinuar përpjekjet për të siguruar përfaqësim në rrethe.

Rama shtoi se kane mbledhur dhe analizuar edhe paragjykimet mediatike e ato në mediat sociale.

Do harmonizojmë eksperiencën me energjitë e reja, burimet e brendshme me prurjet e reja, qe rezonojne me nevojen e publikut per “fytyra të reja”, por per te kujtuar se nuk jemi thjesht te fitojmë zgjedhjet, jemi forca që qeverisë e do të qeverisë,” u shpreh kryeminsitri

Rama shpalli se Partia Socialiste ka përmbysur rreshtimin tradicional në lista, ku kryeson udhëheqja e kryetari.

Ai tha se kryetari nuk duhet të jetë në krye të listave, por duhet t’iu rezervohet të rinjëve, grave, vajzave, që nuk janë enturazh në PS, por aktor të mirëfilltë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>