Rama në Samitin e BERZH: Mini-Shengeni shumë i rëndësishëm për Ballkanin

Nga Exit News
Rama në Samitin e BERZH: Mini-Shengeni shumë i rëndësishëm për Ballkanin

Kryeministri Edi Rama përsëriti sërish sot rëndësinë e madhe që do të ketë mini-Shengeni ballkanik për vendet e rajonit.

I pranishëm në samitin e BERZH-it në Londër, bashkë me kryeministrat e tjerë të rajonit, Rama deklaroi:

“Mos harroni se deri në vitin2014, nuk ishim ulur kurrë në një takim të gjithë së bashku, për të ulur pa armë dhe pa urretje, pa gjakderdhje dhe për të ulur për të folur për të ardhmen.

Tani na duhet të ecim përpara dhe ta shndërrojmë paqen në një instrument begatimi nuk është e lehtë, sepse është e shkuara.

Kemi ende probleme të mëdha që duhen zgjidhur, ne po punojmë së bashku dhe po ecim përpara, që të jetë ndryshe nga ajo që trashëguam brez pas brezit. Kjo mendoj se është shumë e rëndësishme. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paqe, por për të ardhmen e popujve tanë.

Kush shpiki “Mini Shengen”, nuk është mini, ne jemi mesatarisht nga më të gjatët në rajon. Është rajonale, një hapësirë e përbashkët rajonale, që referohet Shengenit, për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë për 4 liritë e Europës.”

Duke folur për procesin e anëtarësimit në BE, Rama tha se Shqipëria është përballur me zhgënjime, por duhet të vazhdohet të ndërtohet ajo që Rama e quajti ;autostrada BE-Ballkani Perëndimor’:

“Ka vetëm një autostradë që duhet të të ndërtojmë ‘Ballkan Perëndimor- BE’.”

Në fund të fjalës së tij Edi Rama nënvizoi edhe disa nga projektet për të cilat Shqipëria kërkon investime nga BERZH siç është aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, parqet, investimet hidrike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>