Rama, në sheshin Shqiponja po punohet 24 orë

Nga Exit News
Rama, në sheshin Shqiponja po punohet 24 orë

Kryeministri Edi Rama publikoi, të martën, një video rreth punimeve në sheshin Shqiponja.

Rama tha se deri tani kanë përfunduar 42 për qind e punimeve dhe se punëtorët po punojnë gjatë 24 orëve për të përfunduar sa më parë punimet.

Nga 26 tetori, është ndaluar qarkullimi tek Sheshi Shqiponja, për shkak të punimeve për rrethrrotullimin. Qarkullimi në ish-sheshin Shqiponja do të ndalohet për të paktën katër muaj për qytetarët, për shkak të punimeve për ndërtimin e Unazës së Madhe në aksin nga zona e Astirit deri tek rrethrrotullimi i sheshit.

Bllokimi i këtij aksi dhe devijimi i rrugës ka sjellë edhe më shumë probleme për trafikun në Tiranë, i cili veçanërisht në muajt e fundit ka qenë shumë problematik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>