Rama në Tiranë, banorët ankohen për papunësinë dhe punët e kryebashkiakut

Rama në Tiranë, banorët ankohen për papunësinë dhe punët e kryebashkiakut

Papunësia është problemi kryesor i banorëve të qarkut Tiranë. Sipas raportit të Kryeministrit Rama për 248 dëgjesat me qytetarët e Tiranës, papunësia është ngritur si shqetësim të paktën 317 herë.

Kryeministri Rama shkruan se në 39 njësitë administrative të qarkut Tiranë, përfshirë dhe Kavajën, Kamzën, Vorën e Rrogozhinën, në dëgjesat kryesuar nga Saimir Tahiri e deputetë të tjerë të qarkut kanë marrë pjesë rreth 27 mijë qytetarë.

Në ndryshim nga raportet e tjera, në raportin e Tiranës theksohet se “më shumë se 50 për qind e qytetarëve që ishin pjesë e takimeve kishin një bindje politike të djathtë dhe zgjodhën të ndanin me ne problematikat e zonës duke besuar në ekipin e PS për zgjidhjen e tyre”.

Përveç papunësisë, probleme të tjera të ngritura nga qytetarët ishin:

-Mungesa e ujit të pijshëm (UKT) – përmendur 234 herë;

-Mungesa e infrastrukturës – përmendur 215 herë;

-Problemet me legalizimet – përmendur 180 herë;

-Cilësia dhe siguria ushqimore – përmendur 140 herë;

-Probleme me OSHEE – përmendur 120 herë;

-Probleme me hipotekat – përmendur 85 herë.

Duket se vendimi i Kryeministrit Rama për të shkarkuar drejtorët e hipotekave në gjithë vendin, me argumentin se “qytetarët janë ankuar për to” ka qenë i nxituar. Në qarkun më të populluar të vendit, shqetësimet e banorëve kanë të bëjnë me shumë me çështje që janë nën varësinë e Kryebashkiakut Veliaj, e më pak me ato të administratës publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>