Të hënën duhet të hapen vetëm bizneset e lejuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga e marta ato duhet të pajisen me leje javore të ushtrimit të aktivitetit, të cilën duhet ta marrin në e-albania.
Këtë e njoftoi Kryeministri Edi Rama në Facebook të dielën, pasi, siç u shrpeh ai, është konstatuar një numër i madh dyqanesh joushqimore që po planifikojnë hapjen e biznesit të hënën.
Kryeministri u lut që sipërmarrësit të konsultohen me faqen e-albania për t’u informuar më mirë për bizneset që mund dhe nuk mund të hapen gjatë kësaj jave.
Ai premtoi se pas 27 prillit do të ketë një bllok tjetër biznesesh që do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin.
Prej së hënës qeveria ka parashikuar hapjen e pjesshme të ekonomisë, ku disa biznese mund të hapin aktivitetin sipas orarit 05:00-17:30 –kliko këtu për t’u njohur me bizneset e lejuara.