Rama nesër në Ballsh, takim me naftëtarët

Nga Exit News
Rama nesër në Ballsh, takim me naftëtarët

Kryeministri Edi Rama përshëndeti vendimin e naftëtareve greviste për të dalë nga greva dhe biseduar më të ditën e hënë. Përmes një postimi në Twitter, Rama i kërkoi grevistëve të caktojnë një përfaqësi për të folur me të. Ai njoftoi se takimi me naftëtarët do të zhvillohet në Ballsh.

“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”, shkroi Rama, në një postim në Tëitter, të dielën, 9 nentor.

Në ditën e 25 të grevës, naftëtaret vendosën të dalin nga greva dhe të nisin  bisedimet me qeverinë për marrjen e pagave të prapambetura.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme