Kryeministri Edi Rama pas takimit midis BE-së dhe krerëve të Ballkanit Perëndimor u shpreh për mediat se hapja e negociata për Shqipërinë mund të jetë e vështirë, duke u shprehur në mënyrë metaforike se:
“Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu ky është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë”.
Kryeministri u shpreh se pret të shohë dhe të kuptojë metodologjinë e re. Ai shprehu dëshirën që kjo metodologji të kthehet në një platformë bashkimi për të gjitha vendet e BE-së.
Nesër do të organizohet në Bruksel, Konferenca e Donatorëve, dhe Kryeministri e quajti “Dita e Madhe”. Ai tha se shpreson që vendet e BE-së të japin ndihmë dhe mbështetje për Shqipërinë,
Drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u takuan sot për një darkë pune në Bruksel me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shefin i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, si kryesuesi i radhës së BE-së.
Përpara takimit Charles Michel tha se do të rikonfirmojnë prespektiven evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky term është përdorur më 1 qershor 2019, nga drejtuesit e BE-së, kur i shtynë Shqipërisë hapjen e negociatave.