Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, foli sot si drejtues i OSBE për sigurinë në Ukrainë, në aktivitetin “Drekë Pune për Ukrainën në Mynih”, i organizuar nga Fondacioni Victor Pinchuk dhe Fondacioni Strategjia Evropiane Yalta (YES).
Kryeministri tha se për sa kohë Rusia do të ndihet e kërcënuar nga NATO, “gjërat nuk do të përmirësohen”:
“Për sa kohë Rusia do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO, BE, të jetë e mbytur në këtë rreth, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare, gjërat nuk do të përmirësohen. 16 vite më parë u mblodhët duke qenë shumë të shqetësuar për Ukrainën, dhe po 16 vite më vonë u mblodhëm sërish për Ukrainën”.
Ai tha se incidentet midis Rusisë dhe Ukrainës vazhdojnë, për shkak të mungesës së “kapaciteteve për të monitoruar vijën kufitare në mënyrë më konstante”.
Zoti Rama, i bëri thirrje të gjtiha vendeve të mbështesnin dhe të ndihmojnë qytetaret e Ukrainës që jetojnë në këto zona të rrezikuara:
“Nuk do të kushtojë male me para, por disa kontribute shtesë nga vendet e OSBE, në mënyrë që të garantohet që askush të mos vazhdojë të luajë e të krijojë këto incidente. E gjitha kjo është siç u tha, por le të mos gënjejmë veten, sepse nuk është vetëm Ukraina, është edhe Gjeorgjia, Moldavia, por mbi të gjitha ka të bëjë me civilizimin tonë”.