Rama nis aksionin kundër vjedhjes së ujit të pijshëm

Nga Exit News
Rama nis aksionin kundër vjedhjes së ujit të pijshëm

Kryeministri Rama njoftoi sot qytetarët se së shpejti do të nisë aksioni i prerjes së lidhjeve të paligjshme të ujit. Duke e krahasuar me nismën e tre viteve më parë kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, Zoti Rama deklaroi se:

“Ashtu siç bëmë me energjinë elektrike, do të bëjmë edhe me ujin e pijshëm. Prerje masive të lidhjeve të paligjshme.

Kjo është një situatë e ngjashme me atë energjisë.

E vjedhin këtë mall që njësoj si energjia nuk është një mall pa zot dhe nuk mund të jetë më burim i një situate të papranuershme financiare.

Ne do t’i japim kohë disa muaj të gjithë atyre që vazhdojnë dhe vjedhin ujë duke përfituar nga lidhje të paligjshme, pa matësa, që të rregullojnë gjendjen e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë procesi i penalizimit për ata që mendojnë se uji mund të vihdhet.”

Në të vërtet qeveria Rama e ka nisur që në vitin 2016 aksionet kundër prerjeve të lidhje të paligjshme të ujit në vend. Në maj të viti 2016, ish-Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e ujësjellesit të Qafë -Thanës tha se pas Prrenjasit aksione kundër lidhjeve të paligjshme do të shtrihen edhe në 60 bashkitë e tjera të vendit.

Më pas në qershor të 2017, Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj sëbashku me task forcën e UKT-së filloi prerjen e lidhjeve të paligjshme. Në Tiranë u prenë 2325 lidhje të paligjshme, gjatë kësaj vere. Gjithashtu edhe Bashkia Durrës, nisi këtë verë ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme.

Bashkia Kukës, në vitin 2015, ndërmori një aksion të tillë duke prerë lidhjet e paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>