Rama nis fushatën kombëtare të llogaridhënies

Rama nis fushatën kombëtare të llogaridhënies

Kryeministri Rama njoftoi sot nisjen e një fushate kombëtare takimesh me qytetarët, ku do t’i informojë ata mbi punën e gjashtë muajve të parë të mandatit të dytë.

Duke e nisur nga Tirana, Kryeministri u shpreh se në këtë fushatë do të vizitohen të gjitha njësitë e vendit, e jo vetëm bashkitë më të rëndësishme.

Disa nga deklaratat kryesore të Kryeministrit Rama sot, në takimin në Tiranë, janë:

 – Këtë proces e nisim nga Tirana ku jemi të vetëdijshëm se ka shumë ende për të bërë, por vetëm ata që nuk duan të shohin mohojnë se sa shumë është bërë.

 – Jemi në një fazë që ka jashtëzakonisht shumë akoma për të bërë, por në raport me Shqipërinë që kishim kemi realizuar një objektiv madhor, atë të marrjes së rekomandimit pa kushte nga KE për negociatat.

 – Do flasim direkt me qytetarët e të gjitha moshave, do shpalosim programin kombëtar të punësimit.

Për procesin e vetingut

 – Atyre që thonë se si mundet që njerëz që kanë pasuri marramendëse në radhët e drejtësisë vetëm të largohen nga detyra, u them se është vetëm fillim.

Ajo që presim të realizohet është të ndërtohet sistem i pavarur, efikas.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>