Rama nis përgatitjet për zgjedhjet vendore

Nga Exit News
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet vendore

Kryeministri Edi Rama ka nisur përgatitjen për zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare të vitit 2025. Ai shpalli detyrat e deputetëve për përmirësimin e strukturave dhe analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ju duhet të punoni tani për zgjedhjet vendore dhe për zgjedhjet e vitit 2025. Të analizoni mandatin e dytë për të kuptuar se si duhet të reformoni qeverisjen dhe strukturën e PS.

Me gadishmëri maksimale duhe të hapim PS, një mundësi të besueshme përfshirje për të gjithë ata që duhet të bëhen pjesë e familjes”, i tha Rama, deputetëve socialistë në mbedhjen e sotme, 10 maj.

Ai u shpreh se “kush nuk e ka arritur objektivin në zgjedhjet e 25 prillit duhet tja lërë vendin dikujt tjetër”. Gjithashtu ai shpalli krijimin e një “komisioni riorganizimi për të drejtuar këtë proces, nën drejtimin e të deleguarve, të cilët do të sjellin anëtarësime të reja dhe do të drejtojnë lëvizje të brendshme organizative”

Më 12 qershor, PS do të organizojë kongresin e jashtëzakonshëm të partisë, ku do të zgjidhet asambleja kombëtare. Anëtarët e Asamblesë do te jenë deputetët me rezultate më të mira në zgjedhjet e 25 prillit.

Qeveria e re do të formohet në shtator, njoftoi Rama në fund.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>