Kryeministri Rama deklaroi se asnjë pakicë nuk mund ta mbante peng ndërtimin e një Teatrit të ri. I pyetur nga Neës 24, përse nuk mund të ndërtohej një teatër i ri diku tjetër, Rama u përgjigj:
“Unë mendoj se të gjithë duhet të japim nga një mendim. Por në fund i marrin vendimet ata që zbatojnë vendime. Pasi demokracia është pjesëmarrje në debat, por jo imponim tiranik me kërcënime me shantazhe dhe me dhunë, i një pakice.”
Rama akuzoi opozitën se po e përdor Teatrin si shfaqje politike të rradhës.
“Ata gjetën teatrin për të zhvilluar një shfaqje politike të radhës. Edhe kur ka lodra kalamajsh ka shfaqje të tilla. Edhe kur ka plane të tilla zhvillimi, këta kanë nevojë për një vend për shfaqjen e tyte. Teatri i tyre mund të vazhdojë, por jo më me teatrin.”