Rama, njësoj si për rastin Zagani-Tahiri, akuzon Nuhun dhe mbron Xhafajn

Rama, njësoj si për rastin Zagani-Tahiri, akuzon Nuhun dhe mbron Xhafajn

Njësoj si tre vite më parë në rastin Zagani-Tahiri, Kryeministri Rama po përdor të njëjtën taktikë për rastin Nuhu-Xhafaj: akuzon dhe diskretiton punonjësin e policisë Emiljano Nuhu, që denoncoi kapjen e shtetit nga krimi dhe merr në mbrojtje ministrin e tij Fatmir Xhafaj.

Fjalët e Kryeministrit Edi Rama në shtator 2015, kundër Dritan Zaganit:

“Një kriminel, nga ata të cilët policia e rilindur e shtetit ka pasur kurajën t’i identifikojë në radhët e veta dhe t’i pastrojë, një bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë është bërë sot heroi i opozitës, i mediave, madje edhe i kreut të shtetit së fundi. Heroi që na kërkoka përgjigje, që nuk paraqitet në prokurori dhe të përgjigjet njëherë për akuzat e ngritura për të, por është paraqitur për azil politik në një shtet tjetër.

Fjalët e Kryeministrit Edi Rama në shtator 2015, në mbrojtje të ish-ministrit Tahiri:

“Unë e marr me mend se çdo të thotë për ju […]kur dëgjon gjithfarëlloj akuzash, gjithfarëlloj monstruozitetesh, dhe gjithfarëlloj sulmesh verbale mbi Ministrin e Brendshëm, mbi drejtuesit e Policisë së Shtetit, mbi vetë qeverinë në raportet me krimin dhe me gjithë përmbajtjen e betejës për të cilën ju dilni çdo mëngjes nga shtëpia. Duhet të jetë padyshim shumë e rëndë. …Duhet të jeni krenarë që me rezultate, me shifra dhe fakte të pakontestueshme keni hedhur në tokë të gjithë sasinë marramendëse të baltës, që për muaj e muaj të tërë ka rënë mbi Policinë e Shtetit, mbi drejtuesit e saj dhe mbi Ministrin e Brendshëm.”

Fjalët e kryeministrit Rama sot, më 15 tetor 2018, kundër Emiljano Nuhut dhe në mbrojtje të ministrit Xhafaj:

“Lajmi i rremë ose shpifja ka qenë mes nesh në faqet e para të gazetave dhe në edicionet e mediave tradicionale. Kam ardhur këtu sepse dalldia e shpifjeve dhe fabrikimeve nuk duhet të ndikojë në punën tuaj. Intesifikimi i gjyleve te balës të hedhur ndaj kësaj godine nuk duhet t’ju shpërqëndrojë në asnjë moment nga misioni dhe qëllimi i kësaj trupe. Kriza ulëritëse e politikës është një shtysë që duhet të mbledhe energjinë e brendshme për të ngjitur lart policinë e shtetit. Statistikat janë në anën tonë, flasin qartë për ku ishte dhe ku është vendi në raport më krimim.

Lufta politike dhe mediatike për të krijuar perceptimin e kundërt nuk do ndalet. Quhet luftë e dëshpëruar për pushtet.

Sot ka nisur një kujë e zezë që rreket tu thotë njerëzve që krimi po bën kërdinë.

Policia shqiptare duhet të jetë tëk shigjeta e mesatares së pëerformancës së Bashkimit Europian. Objektivi ynë është që ta çojmë shigjetën në mes. Kjo klimë që synon çoroditjen e njerëzve nuk mund të cënojë shënjestrën e policisë së shtetit dhe imazhin e saj. Është një arritje e madhe e qeverisë në këto 5 vjet që policia e shtetit fitoi pavarësisnë nga partia në pushtet. Sot policia e shtetit është e pavarur nga partia në pushtet.

Sot djali i deputetit është aty ku e ka çuar drejtësia dhe jo aty ku do ta kishte lënë dje partia. Ku ishte drejtori i ShÇBA-së ku shpifësi me uniformë solli shpifjen e tij. Pse iu la një shpifësi brenda policisë që të krijonte një vorbull siç e kishte planifikuar dhe të kërkonte azil politik. Në pamjet e kamerave del qartë se e tërë skena që ngriti dallgën e baltës mbi policinë e shtetit është një sajesë e tij fund e krye.

Një film me krim për vëllanë, një video me krim për djalin, për krushkun, krimi këtu, atje, Taulanti nuk diskutohet, Fatmiri po, unë as diskutohet.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>