Më 4 maj do të hapen restorantet, baret, aktivitetet argëtimit, çlodhëse, arsimi në të gjithë pjesët e veta, aktivitetet sportive, transporti ndërurban, tha Kryeministri Rama në monologun e tij të ditës së martë. Gjithashtu do të lirohen lëvizjet brenda qytetit.
Ndërsa vendimi për hapjen e shkollave dhe universiteteve do të merret javën e ardhshme.
Kryeministri lajmëroi se javën e ardhshme do të kryehet edhe pagesa përfundimtare e paketës së parë ekonomike. Tashmë, tha Kryeministri “janë shlyer tashmë 52 mijë paga minimale dhe se deri të premten do të kryhen verifikimet e 8 mijë aplikimeve të fundit”. Si dhe punonjësit e refuzuar nga paketa e parë, do të përfshihen në paketën e dytë të ndihmës ekonomike me 40 mijë lekë.