
Parlamenti do të miratojë nesër ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pavarësisht nëse ka dakordësi mes palëve apo jo.
Kështu njoftoi Kryeministri Rama gjatë konferencës për prezantimin e platformës dixhitale të Partisë Socialiste.
Ai tha se mazhoranca u mundua të përmbushte kërkesat e të dy opozitave, asaj parlamentare dhe jashtëparlamentare, por dakordësia e plotë nuk është e mundur.
“Shumica që vendos dhe vulos është shumica kushtetuese në fund të ditës. Të tjerat nuk kanë më asnjë vlerë. Mbajnë peng procesin me muaj e vite – me idenë që po nuk votova unë nuk kalon – kjo nuk funksionon.”, deklaroi Rama.