Rama njofton se rindërtimi në Fushë-Krujë mbaron në tetor

Nga Exit News
Rama njofton se rindërtimi në Fushë-Krujë mbaron në tetor

Rindërtimi në Fushë-Krujë dhe do të përfundojnë në tetor, tha kryeministri Rama të shtunën gjatë një takimi me kandidatët për deputetë të qarkut të Durrësit dhe zyrtarë lokalë.

Duke folur për rindërtimin në Krujë, Rama tha se ka filluar puna me infrastrukturën për pallatet “në një terren jo të lehtë kur është punuar për studimin gjeologjik, janë bërë verifikimet, garat e nevojshme”.

Më tej ai shtoi se në Fushë-Krujë në muajn maj mbarojnë shtëpitë individuale dhe në shator-tetor mbarojnë pallatet.

Kryeministri shtoi se modeli i rindërtimit në Shqipëri është unikal në botë pasi qytetarët i  kanë marrë shtëpitë e ndërtuara falas.

Në janar të këtij vitit, Rama njoftoi se në Krujë do të nisë puna për ndërtimin e  75 shtëpive dhe 7 pallateve katërkatësh.

Në tetor të 2020 rindërtimi nuk kishte nisur ende në Krujë. Prej një viti banorët e prekur nga tërmeti jetonin në çadra. Ata u ngritën në protestë për të kërkuar nisjen e rindërtimit të banesave.

Në një vendim të korrikut, qeveria alokoi 2 milionë euro për rindërtimin në Krujë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>