Rama: Nuk do të vendos kandidatë të inkriminuar

Nga Exit News
Rama: Nuk do të vendos kandidatë të inkriminuar

Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se nuk do të vendosë deputetë të inkriminuar. Gjatë një konference për gazetarët, ai deklaroi se do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit.

“Faktikisht përgjigjja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë, nuk ka nevojë të më vinin përpara ambasadoren amerikane për të më kujtuar mua detyrën që kam përpara ligjit”

Deklarata e Ramës, vjen një ditë pasi ambasadorja amerikane, Yuri Kim i bëri thirrje Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të përjashtojë nga listat për deputet, Tom Doshin.

Ambasadorja Kim ripublikoi vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të deputetit të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.

Vendimi u morr në vitin 2018. SHBA-të i ndaluan hyrjen në vend Tom Doshit dhe familjes së tij për “përfshirje në raste madhore korrupsioni.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>