Rama: Nuk e quaj Bashën tradhëtar, po kërkoj transparencë për rolin e tij kundër UÇK-së

Nga Exit News
Rama: Nuk e quaj Bashën tradhëtar, po kërkoj transparencë për rolin e tij kundër UÇK-së

Kryeministri Edi Rama deklaroi se kërkon nga kreu i PD-së Lulzim Basha që të jetë transparent për atë që ai ka bërë për UMNIK-un dhe hetimet ndaj UÇK-së.

Të enjten, gjatë një interviste për gazetarin Sokol Balla, Rama u shpreh se nuk po e sulmon Bashën, por thjesht po kërkon përgjigje:

“Unë s’jam i dëshiruar që çfarë thuhet për të, të jetë e vërtetë, as po kërkoj të shfrytëzoj rastin për ta anatemuar Bashën si tradhtar. Që i kam vuajtur vetë në kurrizin tim, por kurrë nuk i kam përdorur vetë.

Nuk është çështja për tradhti por transparence. Qoftë në raport me arsyen pse u votua nga qeveria e PD në KiE ajo rezolutë, e bazuar në raportin e Dick Marty, qoftë dhe roli i tij, ai i shmanget fakteve dhe dëshmitarëve, madje unë nuk besoj që dëshmitarët të kenë arsye pse të sajojnë.”

Rama theksoi sërish se qeveria e ish-kryeministrit Berisha votoi pro raportit të Dick Martyt për krimet në ‘shtëpinë e verdhë’, ndërsa përfaqësuesit socialistë në atë komision, votuan kundër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>