Rama: Nuk i pranuam afganët me kërkesë të SHBA-ve

Nga Exit News
Rama: Nuk i pranuam afganët me kërkesë të SHBA-ve

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në selinë e OKB-së në New York, deklaroi të shtunën në një intervistë për televizonin francez TV5MONDE se emigrantët afgan nuk i kishte pranuar me kërkesë të SHBA-ve, por me kërkesë të organizatare humanitare.

Mes të tjerash, Rama është ndalur edhe te pranimi i shtetasve afganë nga Shqipëria, pas marrjes së pushtetit në Afganistan nga talebanët.

“Nuk ua hapëm derën afganëve me kërkesë të SHBA-ve, të qeverisë së SHBA-ve, e hapëm derën sapo na kontaktuan disa organizata humanitare dhe të drejtave të njeriut dhe thamë “Po”, sepse ne jemi një vend mikpritës,” u shpreh Rama.

Ai ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku Shqipëria pritet të marrë vendin e saj si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Ndërkohë, në mes të gushtit, pasi Reuters zbuloi se SHBA-ja kishte zhvilluar disa javë negociata me Shqipërinë, kryeministri pranoi se kishte patur diskutime me qeverinë amerikane për pranimin e emigrantëve afgan.

“Eshtë e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara,” deklaroi Rama më 15 gusht.

Ai po ashtu tha se kishte marr kërkesa nga organizata joqeveritare ndërkombëtare për të strehuar aktivist dhe personalitete afgane, që edhe u përdorën nga qeveria për të luftuar kriticizmin mbi mungesën e transparencës mbi vendimin.

Qeveria nuk ka bërë publike se cfarë mirëkuptimi ka patur me partnerët amerikan dhe organizatat ndërkombëtare, duke përdorur në vend të saj kartën e mikpritjes për të sulmuar kritikët e edhe vendet perëndimore.

Ajo që dihet është se përkundër emigrantëve të strehuar me kërkesë të SHBA-ve, afganët që kanë qënë pjesë e shoqërisë civile janë strehuar në hotele.

Gjithashtu, një prej organizatave për të cilat flet kryeministri duket se është Open Society, me të cilën Rama gëzon një raport të vjetër. Në fakt, në udhëtimin e fundit në New York ai u takua me themeluesin e saj, George Soros dhe pas strehimit të grupit të afganëve intelektual, vendin e vizitoi i biri i tij, Alex Soros.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>