
Kryeministri Edi Rama pohon se BE nuk i ka vendosur 15 kushte Shqipërisë për hapjen e bisedimeve.
“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus?
E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s’bëjnë 42 në asnjë vend të botës! Dhe nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato”, shkroi Rama në Twitter.
Dje, Parlamenti Evropian miratoi amendamentin e europarlamentares Kinga Gal për futjen e 15 kushteve me Shqipërinë përpara organizimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.