Kryeministri Edi Rama ripërsëriti deklaratën e Drejtoreshës së Fqinjësisë Calavera, se BE nuk i ka vendosur Shqipërisë 15 kushte për hapjen e bisedimeve.
“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë… Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”, shkroi kryeministri Rama në një postim në Facebook.