Rama: Nuk ka penalizim, për shqiptarët, të cilëve iu mbaron afati i qendrimit në zonën Schengen

Nga Exit News
Rama: Nuk ka penalizim, për shqiptarët, të cilëve iu mbaron afati i qendrimit në zonën Schengen

Kryeministri Rama siguroi shqiptarët që nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri se nuk do të penalizohen nga shkelja e afatit të qendrimit në zonën Schengen.

Në një konferencë për shtyp Rama u shpreh se afatet për t’u kthyer në Shqipëri do të pezullohen dhe studentët, turistët dhe sipërmarrësit që kanë mbetur jashtë nuk do të konsiderohen sikur kanë shkelur rregullat e lëvizjes në Schengen.

“Dhe të gjithë ata që kanë mbetur në anën tjetër të kufirit duhet ta kuptojnë që kanë mbetur si rezultat i fillimit të një lufte, jo se i ka penguar një forcë që qëndron këtu në tokë, nga pikëpamja e një qeverie apo një tjetër. Siç i kemi pezulluar të gjitha afatet për të gjitha proceset burokratike, ashtu edhe vendet e tjera do të bëjnë të njëjtën gjë. Kush për shkak të ndalimit që ka krijuar lufta, sigurisht që nuk do të trajtohet sikur ka shkelur ligjin se kështu ka dashur vetë”

Sipas marrëveshjes së Shengenit, afati maksimal për të qëndruar është tre  muaj.Nëse për shkak të situatës së koronavirusit BE mund të tolerojë për qendrimin, mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me siguracionet shëndetësore, të cilat lidhen sipas kohëzgjatjes së udhëtimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>