Rama: Nuk kishte asgjë për tu ruajtur tek Teatri Kombëtar

Nga Exit News
Rama: Nuk kishte asgjë për tu ruajtur tek Teatri Kombëtar

Në Teatrin Kombëtar nuk kishte asnjë copëz për të ruajtur, përveç historisë, deklaroi kryeministri Rama në emisionin Opinion.

Ai tregoi se kishte 20 vite që dëshironte të shembte Teatrin Kombëtar, pasi sipas tij nuk mund të restaurohej. Madje këtë betejë e kishte humbur brenda partisë të cilën ai e drejton sot.

“Pasi unë e humba betejën—prishjen e Teatrit— me qeverinë ku bëja pjesë, u largova nga qeveria pasi askush nuk imagjinonte një ndërhyrje të tillë”

Rama pohoi se shumë arkitektë, përfshirë dhe Bjarke Ingels kishin refuzuar restaurimin e Teatrit, me argumentin se kjo godinë nuk kishte parametrat e duhura.

Kryemninistri deklaroi se nuk ka për qëllim të shkatërrojë por të zhvillojë, duke theksuar se ka patur dialog me të gjithë trupën teatrore për  teatrin e ri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>