Rama u kap me gazetarët, me të cilët ka zhvilluar një komunikim të gjatë të martën.
I pyetur për akuzat e blerjes së votave dhe mungesën e hetimit të dosjes 184, Rama ka akuzuar gazetarët se i bëjnë pyetjet për interes pronarëve të mediave.
Ai shtoi se nuk janë gazetarët që vendosin kush duhet të hetohet, por prokuroria dhe se blerja e votave nuk e përmbys dot rezultatin.
“As fabrika e parave të LSI nuk arrin që të përmbys rezultatin kombëtar. Është fabrikë që ka punuar me eficense të plotë në raste të caktuar,” ironizoi Rama.
Kryeministri u shpreh se për “burime të infektuara informimi” ai mund të mos jetë i besueshëm, por atë do ta vendos populli në zgjedhjet e 25 prillit.