Rama nxit punonjësit në të zezë: Denonconi punëdhënësit, merrni shpërblim

Nga Exit News
Rama nxit punonjësit në të zezë: Denonconi punëdhënësit, merrni shpërblim

Kryeministri Rama i kërkoi qytetarëve që punojnë në të zezë që të denoncojnë punëdhënësit e tyre, në mënyrë që të përfitojnë shpërblim financiar nga paketa anti-Covid-19.

Në një komunikim në Facebook, duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetari që punon në të zezë, tha se shteti nuk mund t’i ndihmojë në rast se nuk kanë kurajo të denoncojnë pronarët që kanë shkelur ligjet duke i punësuar në të zezë.

“Shpërblim financiar për ata që thonë unë kam punuar në të zezë në filan kompani. Disa thonë që ‘si ta denoncoj unë?!’

Po atëherë si ta zgjidhim kur ti nuk ke kurajën për veten tende.”

Rama premtoi se do të japë një ofertë të re brenda 24 orëve për ata që punojnë në të zezë në një kompani dhe që sot gjenden pa mbështetje sepse nuk figurojnë asgjëkundi.

“Përveç shpërblimit financiar do t’i marrim përsipër që ne ta ndjekim punën e tyre në mënyrë që pronarët t’i njohë të drejtën,” u shpreh kryeministri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>