Kryeministri Edi Rama i akuzoi partitë e opozitës se duan vetëm pushtetin, dhe kur nuk e kanë e djegin vendin.
“Ata e duan Shqipërinë për pushtetin, ndërsa kur nuk e kanë pushtetin duan ta djegin vendin”, u shpreh Rama nga një takim elektoral në Përrenjas, të martën.
Ai e quajti kryetarin e PD-së, Basha “dhëndër” që e përdorin për të “marrë nusen (pushtetin)”.
“Ata i kanë thënë dhëndrit vetëm flit e buzëqesh se sa ta marrësh nusen, ti do shkosh të flesh gjumë, ne do merremi me plaçkën”.
Rama i kërkoi qytetarëve të votojnë për familjen e tyre dhe jo për partitë politike.