Rama: Opozita po mundohet të marrë pushtetin në mënyrë brutale

Nga Exit News
Rama: Opozita po mundohet të marrë pushtetin në mënyrë brutale

Kryeministri Rama akuzoi opozitën se po shpif dhe cenon punën e mjekëve, kur pretendon se qeveria po fsheh numrin real të viktimave me Covid-19.

Në një deklaratë për median, të shtunën, Rama tha se opozita po bën ç’të jetë e mundur, duke kaluar dhe kufijtë e njerëzore për të rrëzuar qeverinë dhe marrë pushtetin:

“Në një luftë si kjo ne mund të ndahemi për rrugën se si duhet të mbështetet  ekonomia, kjo madje do të ishte e shëndetshme, por nuk mund të jemi rasti unikal në Europë, ku opozita dhe presidenti bëjnë aleancë me Covid-in për të rrëzuar qeverinë dhe ushqyer frikën në jetën e përditshme të shqiptarëve dhe shpërndajnë inskenime të fotove nga morgu.

Kjo nuk është as demokratike dhe as njerëzore, ku në kulimin e pandemisë ku vala e dytë po trondit botën të bësh politikë me numrin e të vdekurve.

Të dalësh e të thuash që qeveria po fsheh numrin e të vdekurve, do të thotë të dalësh mbi demokratike dhe madje është brutale edhe në luftën për pushtet.”

Rama tha se i takon prokurorisë të vendosë nëse do të hetojë punën e mjekëve në gjithë këto muaj sakrifice në frontin e parë të luftës:

“Prokuroria e di vetë punën, nëse do e shohë të arsyshme që të përfshihet në këtë marrëzi politike, askush nuk do e pengojë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>