Rama: Opozita shkel rregullat e pandemisë, i intereson vetëm fushata

Nga Exit News
Rama: Opozita shkel rregullat e pandemisë, i intereson vetëm fushata

Kryeministri Edi Rama akuzoi të mërkurën opozitën se vendos interesin partiak përpara jetës së njerëzve duke thyer rregullat e pandemisë.

Ai postoi një foto nga vaksinimi i mësuesve në Fier.

“Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve”, tha Rama në Facebook.

Kreu i PD Lulzim Basha është gjobitur me 5 milionë lekë pas një tubimi në Kavajë pasi shkeli rregullat e Covid-19.

Pas kësaj Basha është shfaqur sërish në ambiente me shumë njerëz ku ka vazhduar fushatën.

Por po ashtu edhe LSI ka shkelur rregullat dhe është gjobitur.

Por edhe pse kryeministri akuzon opozitën Partia Socialiste ka vepruar njësoj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>