
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse nuk ndalohet greva nuk ka bashkëbisedim me naftëtarët.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan:
“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim! Ideja se duke u futur në grevë për t’ia faturuar qeverisë kusuret e kompanisë private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht.”
Më herët naftëtarët i kërkuan Ramës të shkojë në Ballsh dhe jo të komunikojë me ta përmes postimeve në rrjete sociale.