
Kryeminstri Edi Rama, në një takim me gratë të premten, u shpreh se pandemia ishte një sukses për shkak të lidershipit të grave.
Rama përmendi ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila sipas tij qysh prej fushatës së tij për kryebashkiak deri sot ishte rritur në sajë të angazhimit dhe meritës.
“Nëse ne e përballuam dhe nëse sot ne jemi nëj nga pak vendet në krye ta tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit e nëse sot shënetësia jonë është totalisht ndryshe nga c’ishte 6-7 vjet më parë, ka një arsye. Është lidershipi i një gruaje…,” u shpreh Rama.
Rama përmendi edhe Shefen e Infektivit, Najada Comon, e cila sipas tij, së bashku me Luljeta Bozon, kanë qënë udhëheqëse shpirtërore të njerëzve gjatë pandemisë.