Rama paralajmëron PD: Nëse nuk zhbllokohet vetingu, prishet marrëveshja

Rama paralajmëron PD: Nëse nuk zhbllokohet vetingu, prishet marrëveshja

Kryeministri Rama paralajmëroi sot Partinë Demokratike se marrëveshja mes PS e PD mund të prishet nëse opozita nuk ndihmon me votat e saj në formimin  e institucioneve të vettingut.

Gjatë një takimi me mbështetës të Partisë Socialiste në Kashar, Kryeministri Rama deklaroi:

“Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshje. Unë Saliut këtu i them vetëm një gjë, të qartë dhe të prerë: Sali, nëse PD nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetet tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vettingut, pra nëse PD nuk do ta zhbllokojë brenda majit vettingun, marrëveshja është e prishur.”

Dy ditë më parë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, opozita propozoi emrat e përfaqësuesve të saj në tre komisionet parlamentare ad-hoc që më pas do të përzgjedhin anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve (KPK), të Kolegjit të Apelimit (KA) dhe Komisionerët Publikë. Propozimet e PD-së u miratuan nga Kuvendi dhe tashmë komisioni i parë ad-hoc, brenda 10 ditëve, duhet të hartojë listën përfundimtare të kandidatëve për te institucionet e vetingut KPK, KA dhe KB.

Nëse të gjitha afatet kushtetuese respektohen, institucionet e vetingut duhet të jenë funksionale përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>