Rama paralajmëron, për herë të disatë, luftë kundër krimit të organizuar

Rama paralajmëron, për herë të disatë, luftë kundër krimit të organizuar

“Nuk ka diskutim që ky vit do të jetë një vit që do të shënojë një marrëdhënie të re në përballjen e policisë me krimin e organizuar, patjetër që do të jetë viti më i zi për krimin e organizuar.”

Kështu deklaroi dje Kryeministri Rama gjatë një takimi me policinë e shteti në Kryeministri.

Kjo deklaratë duket se është bërë tashmë e zakonshme për Kryeministri Rama sa herë që takon efektivët e policisë.

Në korrik të fundit të kaluar, Kryeministri, po gjatë një takimi me Task-Forcën, paralajmëroi operacion të madh kundër të gjithë bandat e trafikut të drogës:

“Është momenti që Policia e Shtetit të përgatitet për një operacion të madh kombëtar kontrolli të elementëve me rekorde kriminale në të gjithë vendin që janë simbole të këtyre feudeve të kultivimit të kanabisit.”

Kryeministri, atëherë, u shpreh se policia ka informacionet e duhura për veprimtaritë kriminale të narkotrafikantëve dhe se po bëhet gati për t’i sulmuar.

Por duket se gjatë këtyre muajve asnjë nga këto banda të mëdha e mirëorganizuara nuk janë goditur. Madje gjatë dy muajve të parë të 2018-ës, sasitë e drogës së trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë e Greqisë kanë arritur rekorde të reja.

Deri më sot,  kur tonelata me kanabis nga Shqipëria kapen çdo ditë në brigjet italiane nga Guardia di Finanza, por jo në brigjet shqiptare nga policia, pavarësisht gjithë deklaratave e paralajmërimeve, policia nën qeverisjen e Edi Ramës ka dështuar në luftën kundër kanabisit dhe krimit të organizuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>