Rama paralajmëron qytetarët: Na pret dimër i vështirë

Nga Exit News
Rama paralajmëron qytetarët: Na pret dimër i vështirë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi qytetarët se na pre një dimër i vështirë.

“Na pret dimër i vështirë. Kjo pasi në dimër fillon edhe gripi i thjeshtë. Por kujtojmë që ky virus nuk është një grip i thjeshtë. Ne duhet të respektojmë masat e përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve”, u shpreh Kryeministri Rama në emisionin ‘Open’, në Top Channel.

Kryeministri shpjegoi se në varësi të shifrave dhe kapaciteteve do të vendoset për mbylljen.

“Nuk besoj në mbyllje të përgjithshme se ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër dhe mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, nëse mbajmë maskat, ruajmë distancën kemi në dorë shumë secili prej nesh. Të gjitha masat qoftë për tu rimbyllur qoftë për tu rihapur janë të gjitha të planifikuara nga komiteti i ekspertëve. S’mund të planifikosh gjithçka për një gjë të panjohur. Duhet tu besojmë ekspertëve tanë, faktikisht është një libër për tu provuar”, tha Rama për Eni Vasilin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>