Kryeministri Edi Rama lajmëroi rritjen e gjobave për bizneset dhe shtrëngimi e masave kufizuese për qytetarët që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së Covid-19. Ai njoftoi në një bisedim me gazetarët të hënën, se Policia e Shtetit dhe inspektoriatet do të sigurojë zbatimin e masave.
“Ne jemi shume të motivuar që të bëjmë gjtihcka si duhet që të mos detyrohemi të kthehemi tek masat e forta kufizuese por për ketë duhet motivim i gjithësecilit”.
Aktualisht në vend është në fuqi shtetrrethimi pas orës 22:00, mbajtja e maskës në ambjentet e brendshme dhe të jashtme, si dhe gjoba prej 1 milionë lek për bizneset që thyejnë këto masa.
Javën e fundit në vend u regjistruan mbi 1000 raste të infektuara në vend, duke shënuar shifra rekord që prej nisjes së pandemisë.