Kryeministri Edi Rama paraqiti ligjet kryesore që do të diskutohen në Kuvend gjatë muajve të ardhshëm. Në fjalimin e mbajtur ne seancën plenare të së hënës, Rama tha:
1 — Miratimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Ai theksoi se e rëndësishme është ndryshimi i përzgjedhjes së bordit të TVSH-së.
2 —Përfundimi i reformës zgjedhore për të sanksionuar ndryshimet kushtetuese të miratuara më 30 korrik.
3— Zgjedhja e kryekomisionerit dhe anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
4— Parashikimi për rritjen e pagave për mësuesit dhe personelin shëndetësor, në buxhetin e ri 2021.
5 — Ndryshimi i ligjit për presidentin
“Të kthejmë përpara edhe draftin e presidentit të republikës, mendoj që ka ardhur koha që të ketë një ligj për presidentin, ka këtu eksperienca plot që nuk ka nevojë që t’i shpikim por që ti harmonizojmë që të kemi një ligj për presidentin”.
Rama sqaroi se negociatat me Greqinë kanë ngecur që pas ndryshimit të qeverisë në Greqi. Marrëveshja për detin do të firmoset nga Presidenti Meta, dhe qeveria nuk e miraton dot pa të.
“Ne me Greqinë kemi nisur negociata që kanë ndalur dhe nuk jemi më që nga ndryshimi i qeverive në Greqi”.