Kryeministri Edi Rama bisedoi dje në mbrëmje me gazetaren Eni Vasili në një studio të improvizuar në Sheshin e flamurit në Vlorë, qarku ku është dhe kandidat për deputet.
Kryeministri Rama ju përgjigj akuzave të Zotit Meta dhe u shpreh kundër sistemit zgjedhor që i ka dhënë mundësi partive të vogla të shantazhojnë partitë e mëdha për të përfituar pushtet-
Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Rama janë:
“Nuk më interesojnë fjalimet apo akuzat në proces elektoral. I konsideroj pjesë të procesit.”
“Meta të mos harrojë votën që i dhanë deputetët socialistë për tu bërë president. Ne e votuam të gjithë, nuk ka arsye të na thotë mosmirënjohës. Ka jetë dhe mbas fushatës.”
“Kemi një sistem që është ndërtuar jo në këto 4 vjet, por në 20 e kusur vjet, ku partitë e vogla kanë pasur akses në qeverisje si rezultat i mundësisë që i është dhënë nga vota për të kushtëzuar qeverisjen. Me numrat e tyre kanë bërë pengmarrjen e shtetit, jo të kryeministrit. Kanë marrë zyra, agjenci, inspektorate për të punësuar njerëzit e tyre. Kjo është një gjë që ka të bëjë më një sistem që nuk arrin do t’i shërbejë njërëzve.”
“Ky sistem pervers duhet të marrë fund për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të bëjë shtet.”
“Unë s’jam kundër partive të vogla në sensin e pjesëmarrjes, por koalicionet duhet të ndërton si jashtë. Në Gjermani rri në negociata me muaj të tërë për programin, ndërsa këtu programi në pla të dytë, seancat bazohen për të ndarë drejtoritë.”
“Fleta e votimit nuk është biletë për në stadium, por moment vendimmarrje.”
“I vetmi garant për reformën në drejtësi është PS. Njërëzit duhet ta shohin edhe 25 qershorin si zgjedhje për të mos lejuar që reforma në drejtësi të merret peng dhe PS të mos jetë e shantazhuar.”
“Kur them dua timonin, nuk them se pas zgjedhjeve nuk do të ketë koalicione, por ama për t’i shërbyer programeve e jo për të ndarë drejtoritë.”