
Kryeministri Edi Rama u shpreh se vendimi për ti dhënë pagën për 1 vit naftëtarëve të Ballshit ishte i duhuri por më i vështiri për shkak të situatës ku ndodhet vendi.
Pas takimit me naftëtarët, Rama u shpreh se:
“Çka ne kemi vënë në dispozicion si mbështetje për 870 naftëtarë dhe punonjës të rafinerisë, është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Natyrisht që në këtë kohë kaq të vështirë, ku duhet të kalkulojmë çdo ditë, asi asnjëherë më parë në eksperiencën time në këtë detyrë, për të qenë largpamës, nuk është e lehtë, por jemi të bindur që kemi bërë qenë e duhur duke vendosur një pagë 55 mijë lekë bruto, dhe 40 mijë lekë neto, që të kenë sigurimet dhe garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh dhe situatës që po kalojmë.”
Rama gjithashtu pohoi se është në kontakt me 3 kompani të tjera për të rinisur punën në rafinerinë e Ballshit.