Tezat kryesore të propagandës së Ramës

Nga Exit News
Tezat kryesore të propagandës së Ramës

Kryeministri Edi Rama përdori përpjekjet e qeverisë për rindërtimin si propagandë për të bindur qytetarët të votojnë atë dhe jo Lulzim Bashën.

Teza e tij kryesore është që ai dhe qeveria e tij mund tju përgjigjen qytetarëve në ditët e vështira:

“Procesi i rindërtimit është procesi i konfirmimit të ambicies sonë, procesi i vërtetimit të vërtetësisë së fjalës sonë se ne nuk do të lëmë kurrë asnjë vetëm”, u shpreh Rama nga një aktivitet i zhvilluar të enjten për procesin e rindërtimit, të publikuar në Facebook.

Ai mundohet të krijojë kontrast duke e përshkruar aleancën PD-LSI si aleancë të së shkuarës. Me ironi ai thotë se ata po kërkojnë mandatin e pestë:

“Procesi i nxjerrjes në pah të një dallimi shumë të madh mesh nesh dhe atyre që pretendojnë të rikthehen për të marrë një mandat të pestë, pasi nuk kanë reflektuar asgjë, nuk kanë ndryshuar aspak”.

Ai vazhdoi duke se kjo aleancë nuk punon por vetëm shkatërron:

“A ka njeri që mendon se ky proces mund të përfundojë, nëse më 25 prill filli i këtij procesi këputet dhe nëse më 25 prill fatet e vendit bien në duart e atyre që janë të njohur për shkatërrimin që kanë bërë”.

Kryeministri vazhdoi të portretizojë kryetarin e PD-së Basha si një njeri që “fle” dhe nuk punon:

“A mund ta zgjojë një tërmet në 3 të mëngjesit Lulzim Bashën A ndodh që ai të shfaqet aty, të lërë gjumin, për të qenë aty?”.

Ndërsa veten e ti, Rama e portretizoi si “një mjek” që i shërben të gjithë qytetarëve pavarësisht ndasive politike:

“Atyre që janë sot të pavendosur e mendojnë të mos votojnë fare, pyetja ime është e thjeshtë: Nëse keni nevojë për një mjek, sepse keni urgjencë, dhe mjeku qëllon që të jetë socialist, e ndërkohë aty pranë keni një veteriner që është demokrat e i përket partisë suaj, kë do të merrni veterinerin apo mjekun?”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>