Rama për darkë në Dubai: Për një udhëtim pune

Nga Exit News
Rama për darkë në Dubai: Për një udhëtim pune

Kryeministri Edi Rama komentoi të enjten në emisionin Open darkën në Dubai duke thënë se ministrat ishin në një udhëtim pune dhe jo për pushime.

Ai tha se nëse nuk do e dinte arsyen dhe ai do të kishte pasur të njëjtin reagim:

“Nëse nuk do dija arysen se pse ministrat ishin atje dhe unë do  kisha të njëjtin reagim, sepse për ne Dubai është vend luksi dhe vend qejfi. Por në rastin konkret informacioni që unë kisha më bëri që të mos shqetësohem përveç se për një fakt pse u bë kjo video dhe pse doli . Sepse nuk e dija që video e beri lokali dhe e shpërndau vetë lokali për të nderuar atë tavolinë që ishte e ftuar nderi atë natë nga pala mikpritëse”.

Kryeministri ritheksoi se udhëtimi ka qenë i ftuar nga pala mikëpritëse. Ai tha se nëse ministrat e kabinetit qeveritar do të ishin aty për pushime dhe jo për punë ata nuk do të kishin më vend në PS.

Udhëtimi nuk ka qenë për pushime por një udhëtim pune me ftesë të palës mirëpritëse pasi në kemi lidhur marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pjesë  e kësaj  marrëveshje .

Nëse ministrat e qeverisë do të ishin në Dubai për qejfin e tyre nuk do kishin më mundësi për të hyrë në PS, kështu do reagoja dhe unë, ajo që ka rëndësi është që ne do e kthejmë Durrësin në një ëndërr. Pala jonë ka shpenzuar vetëm për biletën ekonomike”.

Kryeministri Edi Rama sqaroi të enjten për herë të parë praninë e sipërmarrësit Samir Mane. I pyetur nga gazetarja se pse Mane ishte i pranishëm në këtë tryezë ai tha se ai ishte i fituar bashkë me një grup sipërmarrësish nga i gjithë rajoni.

“Përfaqësuesit e pushtet vendor janë ftuar për punët në Durrës dhe për një investim që ata duan të bëjnë në Tiranë. Po ashtu kompania ka ftuar një grup sipërmarrësish nga i gjithë rajoni. Qeveria nuk ka shkuar tek asnjë privat. Mane ka qenë i ftuar bashkë me një grup sipërmarrësish nga i gjithë rajoni. Qeveria ka bërë një punë fantastike sepse kemi arritur te tërheqim vëmendjen e një prej grupeve më të mëdha të botës”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>