
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund ta vendosin persona në rrugë kush do të jetë drejtori i policisë.
Gjatë një konference për shtyp, Rama u shpreh se është qeveria ajo që vendos çfarë është e drejtë.
“Si mund të vihet në diskutim tani që nga rruga, jo këta, po sikur të ishin 500 mijë veta, të kërkojnë tani të ikë dhe drejtori i policisë? Nuk vendoset në rrugë se kush ikën e kush vjen, por vendoset në bazë të çfarë është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në tragjedinë që ndodhi, por sepse djalin e vrau arma e shtetit.”
Rama tha se mbas ngjarjes është mbajtur një qendrim korrekt e profesional, duke theksuar se autori doli përpara gjyqit.