Rama për El Pais: Asnjë pritshmëri nga BE-ja, ka problemet e veta

Nga Exit News
Rama për El Pais: Asnjë pritshmëri nga BE-ja, ka problemet e veta

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për të përditshmen spanjolle “El Pais” se nuk ka asnjë pritshmëri nga Samiti i Sllovenisë dhe BE-ja, pasi kjo e fundit ka problemet e veta të brendshme.

“Kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuzizëm,” shprehet Rama.

Ai reflektoi edhe mosbesueshmërinë në premtimet e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë, të cilat ajo i përsëriti të mërkurën para Samitit.

Rama tha se për vite të tëra Shqipëria ka dëgjuar premtime “…por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër, fjalët e bukura janë një gjë, faktet një tjetër…”.

Sipas tij, ishte më mirë të mos i qaseshe integrimit me pritshmëri pasi “duhet të ndjeni turpin e refuzimit”.

Në fund, Rama pohon se Evropa është “zgjedhja dhe feja jonë”, por nuk humbet energji për gjërat që nuk varen prej tij, por prej Brukselit.

Rama më herët ka shprehur zhgënjim për mungesën e hapjes së negociatave për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, që prek edhe integrimin e Shqipërisë. Ai ka akuzuar BE-në se ka ngel peng i nacionalizmave brenda saj, ndonëse kur ndodhi procesi i gërshetimit të vlerësimit të dy vendeve, Rama dha mbështetjen e tij të pakushtëzuar.

LEXO  Propozimi i PS-së për mbylljen e portaleve në kundërshtim me OSBE-ODIHR

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>