Rama për El Periodico: Fillimisht do të vijnë rreth 1000 afganë

Nga Exit News
Rama për El Periodico: Fillimisht do të vijnë rreth 1000 afganë

Qytetarët e parë afganë që pritet të vijnë në Shqipëri për t’u strehuar janë rreth 1000 sipas kryeministrit Rama, i cituar nga gazeta spanjolle El Periodico.

Në një prononcim për gazetën për një artikull kushtuar ardhjes së afganëve në Shqipëri dhe Kosovë, Rama citohet të ketë thënë se fillimisht do të vijë rreth 1 mijë aktivistë, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Kur njoftoi vendimin e qeverisë për të pranuar kërkesën për strehimin e afganëve, Rama tha se do të vijnë disa qindra.

Qeveria ende nuk ka një numër të afganëve që do të strehohen këtu.

Të mërkurën priten të vijnë 300 afganët e parë në vend. Afganët do të qendrojnë përkohësisht në tenda të ngritura në aeroportin “Nënë Tereza” derisa t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore. Ata më pas do të strehohen në konvite në Qytetin Studenti në Tiranë dhe në hotelet e Durrësit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>