Rama për eurodeputetin Gahler: Ushqehet nga Tirana, nuk kam përgojuar BE-në

Nga Exit News
Rama për eurodeputetin Gahler: Ushqehet nga Tirana, nuk kam përgojuar BE-në

Kryeministri Edi Rama ka komentuar të martën deklaratën e eurodeputetit, Michael Gahler.

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Rama u shpreh se ai nuk ka përgojuar Bashkimin Europian por ka folur me fakte.

Ju keni hall se po përgojohet BE. Çfarë përgojimi ka këtu. Po të flasim për përgojim këto të gjitha janë përgojime krejtësisht të pabazuara në fakte.”

Rama tha se mbron BE-në më mirë se çdo koordinator i Parlamentit Europian, duke theksuar se Gahler është “furnizuar dhe ushqyer nga Tirana”.

Ai kritikoi gjuhën e Gahler duke e konsideruar si “Dëngla dhe dokrra të pakonceptueshme”

Eurodeputeti Gahler deklaroi se qeveria ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit si dhe nuk ka përmbushur disa nga kushtet për hapjen e negociatave me BE-në. Ai  kritikoi kryeministrin Edi Rama për qendrimin e tij ndaj ndihmës së  BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>