Rama për mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata

Rama për mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata

Kryemistri Rama parajmëroi sot sërish median se do të marri masa ekstreme ndaj tyre. Në një postim në faqen e tij në Twitter, Rama shkruajti:

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

Pak ditë më parë Rama paralajmëroi se do të mbyllte mediat me justifikim e emergjencës kombëtare. Për këtë, reagoi dhe Këshilli Shqiptar i Mediave . Ata i bënë thirrje Kryeministrit Rama të mos kopjojë Erdoganin, i cili shfrytëzoi rastin e pas-grushtit të shtetit për të sulmuar dhe arrestuar gazetarët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>