Rama: Për një Evropë të bashkuar duhet bashkëpunim

Nga Exit News
Rama: Për një Evropë të bashkuar duhet bashkëpunim

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE-së, u bëri thirrje të 57 vendeve të OSBE-së të bashkohen për kaluar krizat e krijuara, si në rastin e Bjellorusisë.

Në ministeriali e OSBE-së, të mbajtur në Tiranë, të enjten, Rama tha se vizioni “për një Europë demokratike të paqtë e të përbashkuar, [..] po largohet prej nesh sepse parimet tona nuk respektohen se angazhimet tona nuk respektohen”.

“Ne jemi në krizë. Në një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga ajo nga struktura apo njerëzit e saj. Ta shohim në sy kjo gjendje është krijuar nga 57 vendet anëtare të OSBE. Supozohet që të kishim një vizion të përbashkët për një Europë demokratike të paqtë e të përbashkuar. Ky vision po largohet prej nesh sepse parimet tona nuk respoektohen se angazhimet tona nuk respektohen. Sepse divergjencat tona po rriten. Sepse përballja zgjidhet mbi bashkëbisedimit sepse përçarja zgjidhet përmbi bashkëpunimin. Kjo situatë duhet të na shqetësojë të gjithëve”.

Ai I bëri thirrje të 57 vendeve të bashkohen për të luftuar terrorizmin dhe mbrojtur median e lirë, minoritetet si e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizat e krijuara:

“Duhet të jemi të bashkuar. Jamë i shqetësuar nga kriza e bashkëpunimit . Kemi dështuar të trajtojmë dobësitë dhe të përmirësojmë veten tonë apo të trajtojmë krizat nga terrorizmi ndryshimi i klimës apo të drejtat e njerit. I bëj thirrje për një bashkëpunim po kanë rënë në vesh të shrudhët. O e keni përzemër këtë oprganzatë ose jo. Ose doni të zgjidhni konflikte ose jo. Opse doni media të lirë ose jo. Organizata jonë është kaq e fortë sa vullneti për ti zbatuar këto angazhime. Nëse mungon vullneti siç sot është e vështirë të dalim nga krizat”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>